Zhduket një femër në Pejë

Kronikë e zezë

Zhduket një femër në Pejë

Më: 18 nëntor 2020 Në ora: 09:40
Foto ilustrim

Në Pejë është raportuar për një person të zhdukur.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në fshatin Vitomiricë të Pejës është zhdukur një femër.

Sipas njoftimit, ka qenë nëna e saj ajo e cila e ka lajmëruar zhdukjen e saj në stacionin policor.

Policia njofton se nëna e saj ka deklaruar për zhdukjen e vajzës së saj të martën rreth orës 11:30, duke thënë se vajza e saj është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Siç bën të ditur policia, viktima është përdoruese e substancave narkotike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat