E mitura sulmon nënën e saj në Mitrovicë e Veriut

Kronikë e zezë

E mitura sulmon nënën e saj në Mitrovicë e Veriut

Më: 18 nëntor 2020 Në ora: 10:11
Foto Ilustrim

Një grua ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga vajza e saj e mitur. Rasti ka ndodhur dje në Mitrovicën e Veriut.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës është bërë e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Ndërkohë, me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

”Viktima f/k ka informuar se është sulmuar fizikisht nga e bija e saj e dyshuara f/k (e mitur). Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat