Kapen me drogë dhe para, arrestohen dy persona në kampusin e Universitetit të Prishtinës

Kronikë e zezë

Kapen me drogë dhe para, arrestohen dy persona në kampusin e Universitetit të Prishtinës

Më: 18 nëntor 2020 Në ora: 10:49
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në kampusin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, te të cilët ka gjetur dhe ka konfiskuar substancë të dyshuar narkotike dhe para.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, të dyshuarit janë arrestuar dje pasdite rreth orës 17:00.

Te të dyshuarit policia njofton se ka gjetur dhe ka konfiskuar 129.4 gramë substancë narkotike të llojit marihuanë, një telefon dhe 80 euro para të gatshme.

Dy të arrestuarit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat