Goditet këmbësori nga një kamion në Prishtinë

Kronikë e zezë

Goditet këmbësori nga një kamion në Prishtinë

Më: 18 nëntor 2020 Në ora: 14:02
Foto ilustrim

Një këmbësor është goditur nga një kamion transportues sot rreth orës 12:00 në rrugën B, në Prishtinë.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, këmbësori si pasojë e aksidentit ka marr lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot reth orës 12:00, në rrugën B në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku  në mes një automjeti (kamion transportues) dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit rrugor lëndime trupore ka pësuar këmbësori i  cili është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i  trafikut”, ka thënë Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat