Kamioni godet një këmbësor në Prishtinë

Kronikë e zezë

Kamioni godet një këmbësor në Prishtinë

Më: 18 nëntor 2020 Në ora: 14:36
Foto Ilustrim

Një këmbësor është goditur nga një kamion mesditën e sotme, rreth orës 12, në rrugën B në Prishtinë.

Lajmin për Gazetën Sinjali e kanë konfirmuar nga zyra e mediave e policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, në përgjigjen e të cilës thuhet se i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 12:00, në rrugën B në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes një automjeti (kamion transportues) dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit rrugor lëndime trupore ka pësuar këmbësori i cili është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, thuhet në përgjigjen e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat