Një 35-vjeçare goditet nga vetura në Podujevë

Kronikë e zezë

Një 35-vjeçare goditet nga vetura në Podujevë

Më: 18 nëntor 2020 Në ora: 19:20
Foto ilustrim

Një  35-vjeçare është goditur nga një veturë sot në Podujevë. 

Rasti ka ndodhur rreth orës 18:00 në rrugën Gryka e Llapit. Si pasoj e aksidentit, 35-vjeçarja ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Këtë e ka konfirmua zëdhënësja e policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 18:00 në rrugën Gryka e Llapit në Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një këmbësoreje. Si pasoj e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar këmbësorja (femër rreth 35 vjeç) e cila është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i komunikacionit rrugor”, ka thënë Ahmeti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat