Aksident trafiku në Prishtinë, lëndohen dy persona

Kronikë e zezë

Aksident trafiku në Prishtinë, lëndohen dy persona

Më: 18 nëntor 2020 Në ora: 19:49
Foto ilustrim

Dy persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sonte në Prishtinë, më saktësisht në Veternik.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajon e Prishtinës, Flora Ahmeti konfirmoi se aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:30.

“Sot rreth orës 17:30, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në lagjen Veternik. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor”, tha ajo.

Ahmeti shtoi se me rastin po merret njësiti i trafikut. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat