Baste sportive në lokal, pranga pronarit dhe bashkëpunëtorit

Kronikë e zezë

Baste sportive në lokal, pranga pronarit dhe bashkëpunëtorit

Më: 20 nëntor 2020 Në ora: 09:03
Ilustrim

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga pronarin e një lokali, të cilin e kishte përshtatur për zhvillimin e lojërave të fatit.

Bashkë me të është arrestuar edhe bashkëpunëtori i tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, shtetasit S. Ç., 23 vjeç dhe R. K., 37 vjeç, banues në Elbasan

Arrestimi i tyre u bë pasi në ambientet e lokalit në pronësi të shtetasit R. K., në bashkëpunim me njëri-tjetrin ushtronin aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit” njofton policia.

Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e lokalit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një aparat celular dhe një kompjuter me faqe sportive të hapura, ku ishin të vendosura biletat me ndeshje.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme procedurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat