Lezhë, i vendoset eksploziv objektit në ndërtim, pronari me banim në Tiranë

Kronikë e zezë

Lezhë, i vendoset eksploziv objektit në ndërtim, pronari me banim në Tiranë

Më: 20 nëntor 2020 Në ora: 09:07
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një shpërthim më lëndë plasëse është regjistruar mbrëmjen e të enjtes në Lezhë.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:45.

Në rrugën e Shengjinit, ku në një objekt në ndërtim në pronësi të shtetasit Liman Gjoka, banues në Tiranë, ka shpërthyer një sasi e vogël dyshohet lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat