Dhunë në familje: Djali i mitur rrah prindin e tij

Kronikë e zezë

Dhunë në familje: Djali i mitur rrah prindin e tij

Më: 20 nëntor 2020 Në ora: 09:14
Ilustrim

Një person nga Prizreni është ankuar në polici se vazhdimisht është viktimë e dhunës fizike nga biri i tij i mitur, raporton Gazeta Sinjali.

Këtë për media e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

Herën e fundit, pas një mosmarrëveshje i mituri ishte nervozuar, kishte dalë jashtë dhe kishte goditur me grusht xhamin e derës, veprim ky që kishte shtyer këtë person të ankohet në polici.

“Në lidhje me ketë rast është intervistuar i mituri dhe viktimat janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar”, ka thënë Osmanollaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat