Kjo është arsyeja që gruaja nga Gjakova tentoi ta vrasë veten duke pirë domestos

Kronikë e zezë

Kjo është arsyeja që gruaja nga Gjakova tentoi ta vrasë veten duke pirë domestos

Më: 20 nëntor 2020 Në ora: 10:33
Ilustrim

një grua dyshohet se ka tentuar të bëjë vetëvrasje duke konsumuar sasi të detergjentit dje në rrugën “Isuf Ahmeti” në Gjakovë. Lidhur me këtë rast media ka mësuar detaje të reja, se arsyeja e këtij veprimi nga ana e viktimës ishte përvjetori i vdekjes së nënës së saj.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës, si dhe kanë konfirmuar se viktima është jashtë rrezikut për jetë dhe po trajtohet në Spitalin e Gjakovës.

Por si ndodhi rasti?

Fillimisht në vendin e ngjarjes kishte arritur ekipi mjekësor i Spitalit të Gjakovës kurse më pas edhe një patrullë e Policisë së Kosovës.

Mjeku kujdestar e kishte konstatuar se viktima kishte pirë domestos, duke tentuar kështu të bëjë vetëvrasje.

Në deklaratën e saj të dhënë në Polici thuhet se këtë veprim e kishte marrë si shkas i mërzisë pasi që dje ka qenë përvjetori i vdekjes së nënës së saj.

Viktima tani gjendet në Spitalin e Gjakovës për ta vazhduar tretmanin mjekësor.

Ndërsa nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar për Sinjalin se lidhur me këtë rast është informuar edhe prokurori kujdestar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat