Plagoset me thikë një i mitur në Prishtinë

Kronikë e zezë

Plagoset me thikë një i mitur në Prishtinë

Më: 20 nëntor 2020 Në ora: 10:48
Foto Ilustrim

Një tentim vrasje ka ndodhur në mëngjesin e djeshëm në Prishtinë.

Një i mitur është plagosur me thikë në paraditen e djeshme në kryeqytet.

Kjo është bërë e ditur në raportin ditor të policisë së Kosovës për 24 orët e fundit.

“Viktima m/k i mitur ka pranuar trajtim mjekësor, pasi që i njëjti është sulmuar fizikisht me thikë nga i dyshuari m/k i cili është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur”, thuhet në raport.

Nuk janë bërë të ditura motivet e ngjarjes, ndërkohë policia ka hapur rast për “tentim vrasje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat