Një mashkull ka rrahur një femër në Podujevë pasditën e premte pas një mosmarrveshje. Pas rrahjes vikttima ka kërkuar trajtim mjekësor, derisa i dyshuari është ndaluar me urdhër të prokurorit.
Policia njofton se në rrugën "Zahir Pajaziti", në Podujevë me 20.11.2020 rreth orës 16:05, është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi viktimës femër i ka shkaktuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për veprën lëndim i lehtë trupor