Hajnat s’kanë të ndalur, vjedhin rreth 35 mijë euro në Vushtrri

Kronikë e zezë

Hajnat s’kanë të ndalur, vjedhin rreth 35 mijë euro në Vushtrri

Më: 22 nëntor 2020 Në ora: 08:44
Ilustrim

Dukuria e vjedhjeve në Kosovë është në rritje e sipër ku raste të tilla raportohen pothuajse çdo ditë në çdo komunë të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ku u vodhën mijëra euro ndodhi dje në fshatin Bukosh të Vushtrrisë rreth orës 18:00.

Burimet të mediave brenda Prokurorisë tregojnë se persona të panjohur kanë hyrë në një shtëpi ku edhe janë vjedhur rreth 34,600 euro.

Sipas të njëjtave burimeve, 18 mijë euro u vodhën para të gatshme, ari në vlerë prej 16 mijë euro si dhe tre orë dorë në vlerë 600 euro.

Në lidhje me këtë rast është njoftuar Prokurori i Shtetit dhe rasti është duke u hetuar mirëpo ende nuk ka ndonjë të arrestuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat