Arrestohet gjakovari që nuk vendosi maskë

Kronikë e zezë

Arrestohet gjakovari që nuk vendosi maskë

Më: 22 nëntor 2020 Në ora: 10:37
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka iniciuar një rast për prishje të rendit dhe qetësisë publike.

Policia e Kosovës ka njoftuar se të shtunën në rrugën “UÇK”, në Gjakovë ka arrestuar një person, pasi që i njëjti nuk kishte vendosur maskë dhe nuk i kishte respektuar urdhrat e zyrtarëve policorë

Sipas njoftimit, derisa policët i shqiptuan gjobën për mosvënie të maskës, i njëjti është bërë arrogantë ndaj policëve dhe më pas për shkak të veprimeve të tij, policët janë detyruar që ta arrestojnë atë.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat