Kultivuan kanabis në fshatin e lindjes në Tropojë, arrestohen në Shkodër dy pjesëtarë të një familje, dy ndiqen në gjendje të lirë

Kronikë e zezë

Kultivuan kanabis në fshatin e lindjes në Tropojë, arrestohen në Shkodër dy pjesëtarë të një familje, dy ndiqen në gjendje të lirë

Më: 22 nëntor 2020 Në ora: 12:04
Ilustrim

Dy persona të një familje me origjinë nga fshati Lekbibaj i Tropojës kanë rënë në prangat e policisë së Shkodrës për prodhim dhe shitje kanabisi.

Të arrestuarit janë P. K., 44 vjeç dhe B. K., 41 vjeç, banues në lagjen Skënderbeg.

Dy anëtarët e tjerë N. K. 74 vjeç dhe P. K. 42 vjeç, u proceduan në gjendje të lirë.

Policia sqaron se disa muaj më parë pjesëtarët e kësaj familje kishin kultivuar kanabis në Lekbibaj dhe  e kishin transportuar më pas drejt Shkodrës.

“Pas informacioneve të marra në rrugë operative se disa shtetas pjesëtarë të një familjeje kishin kultivuar para disa muajsh lëndë bimore cannabis sativa në Lekbibaj Tropojë dhe po e transportonin me një kamionçinë nga fshati Lekbibaj, Tropojë në drejtim të Shkodrës, menjëherë nga ana e Seksionit Kundër Narkotikëve është organizuar puna dhe është kontroll në banesën e shtetasit N. K. Gjatë kontrollit në banesë dhe në magazinën ngjitur me banesën, në një thes misri është gjetur një sasi lënde cannabis sativa me peshë 767 gramë”.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat  penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Pastrimi i produktit të veprës penale” e kryer në bashkëpunim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat