Zhduket një 28-vjeçar nga Malisheva, familja kërkon ndihmë për ta gjetur

Kronikë e zezë

Zhduket një 28-vjeçar nga Malisheva, familja kërkon ndihmë për ta gjetur

Më: 22 nëntor 2020 Në ora: 12:15
Jetmir Rudi

Një 28-vjeçar nga Malisheva është zhdukur nga dita e shtunë.

28-vjeçari Jetmir Rudi nga fshati Rud i Malishevës është larguar nga shtëpia të shtunën në orën 17:00.

Familjarët kanë kërkuar nga qytetarët që nëse e shohin Jetmirin, t’i lajmërojnë në numrin e telefonit 044204484, ose në Policinë e Kosovës.

Postimi i plotë:

Zhduket Jetmir Rudi nga fshati Rud i Malishevës

Është zhdukur i riu, Jetmir Rudi, 28 vjeçar nga fshati Rud i Komunës së Malishevës.

Familjarët kanë bërë të ditur që nga ora 17:00 e ditës së shtune kur ka dal nga shtëpia, nuk dihet asgjë për fatin e Jetmirit.

Ata kanë treguar për TV Malisheva, se Jetmiri kishte kriza nervore e shëndetësore kohë pas kohe.

Ftohen të gjithë ata që e shohin, apo dinë ndonjë gjë për fatin e Jetmirit të lajmrohen në numrin: O44 204 484, Njazi Rudi ose në Policinë e Kosovës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat