Përmes rrobave tentohet të futet narkotikë në Dubravë

Kronikë e zezë

Përmes rrobave tentohet të futet narkotikë në Dubravë

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 18:49
Dubravë

Në Qendrën Korrektuese të Dubravës u tentua të futet substancë narkotike përmes rrobave.

Shërbimi Korrektues i Kosovës tregon se sot rreth orës 15:45 ka ndodhur ngjarja, ku u parandalua futja e kontrabandës në këtë qendër.

Oficerët lajmëruan policinë për rastin në fjalë.

Ky është njoftimi i plotë nga SHKK:

SHKK parandalon futjen e kontrabandës në QK Dubravë

Sot rreth orës ‪‪15:45 në Qendrën Korrektuese në Dubravë ,oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen kontrabandës brenda qendrës.

Oficerët korrektues gjatë kontrollit rutinë të gjësendeve të sjella nga familjarët, më saktësisht në rroba , kanë arritur ta parandalojnë futjen e subestances së dyshuar narkotike, e cila ishte tentuar të futet brenda në mënyrë të improvizuar.

Lidhur me këtë rast, oficerët korrektues kanë lokalizuar subëstancën e dyshuar narkotike, i dënuari i dyshuar se substanca e dyshuar narkotike ka qenë e dedikuar për të është veçuar dhe ndaj tij është iniciuar procedurë disiplinore, ndërsa familjari i dyshuar, si mbas procedurës, për rastin është njoftuar policia.

Shërbimi Korrektues i Kosovës çdo herë do të jetë i përkushtuar dhe vigjilent në luftimin e dukurive negative dhe kontrabandës brenda institucioneve korrektuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat