Sulmojnë fizikisht dy persona, arrestohen katër të dyshuar në Gjilan

Kronikë e zezë

Sulmojnë fizikisht dy persona, arrestohen katër të dyshuar në Gjilan

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 11:34
Foto ilustrim

Dje rreth orës 12:40 në Gjilan, janë arrestuar katër persona, pasi që të njëjtit dyshohet se pas një mosmarrëveshje i kanë sulmuar fizikisht dy persona tjerë.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se kjo ngjarje ka ndodhur konkretisht në fshatin Bresalc të qytetit të Gjilanit.

Nga ky incident dy viktimat, meshkuj, kanë pësuar lëndime të lehta dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, të dyshuari janë dërguar në mbajtje, thuhet në raportin e PK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat