Arrestohen dy persona në Lipjan, Policia u gjeti kallashnikov në veturë

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona në Lipjan, Policia u gjeti kallashnikov në veturë

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 15:39
Arma e gjetur

Dy persona janë arrestuar në një fshat të Lipjanit pasi që në veturën e tyre janë gjetur armë.

Policia e rajonit të Prishtinës ka njoftuar se në kuadër të punës parandaluese janë ndërmarrë një sërë veprimesh hetimore dhe operative të cilat në veçanti kanë rezultuar me gjetjen e armëve dhe municioneve si dhe identifikimin e poseduesve të tyre.

“Në këtë vazhdë, më datë 24.11.2020 rreth orës 00:30, në hyrje të fshatit Shalë të komunës së Lipjanit, policia ka ndaluar veturën Opel Astra me targë Kosove, dhe pas kontrollit të detajuar ka arritur të gjejë dhe të sekuestroj:

• Një (1) armë automatike AK47,

• Një (1) revole të tipit Zastava, të kalibrit 9 mm,

• Tre (3) copë fishek të kalibrit 7.62 mm,

• Një (1) karikator, si dhe

• Një (1) pajisje optike për armë.

Të dyshuarit;

➢ V. Z, mashkull 30 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe

➢ M. K, mashkull 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, janë shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tyre është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës, dhe në konsultim me prokurorin e shtetit të njëjtit janë proceduar më tej.

Se këndejmi sigurojmë qytetarët se strukturat policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, në kuadër të veprimtarisë së tyre për përmbushjen e misionit për garantimin e rendit dhe të sigurisë publike, do të jenë vazhdimisht të angazhuara për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale si dhe vënien para drejtësisë së personave të implikuar në aktivitetet kriminale”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës. 

Image
Arma e gjetur
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat