Gjuajtje me armë zjarri në Vushtrri, intervenon Policia

Kronikë e zezë

Gjuajtje me armë zjarri në Vushtrri, intervenon Policia

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 22:32
Foto ilustrim

Lajmi është konfirmuar edhe nga policia e Mitrovicës.

“Në orët e pasdites së sotme në Stacionin Policor në Vushtrri, është raportuar për të shtëna me armë zjarri. Njësitet policore me urgjencë i janë përgjigjur informacionit, me çrast në vendin e ngjarjes kanë arrestuar dy persona të dyshuar si dhe është sekuestruar një armë e llojit pistoletë.

Bazuar në hetimet fillestare, ngjarjes dyshohet ti ketë paraprirë një zënkë ndërmjet dy të dyshuarve, ku më pas njëri nga të dyshuarit ka shtënë në ajër me armë zjarri, ku nga e shtëna me armë nuk raportohet për të lënduar. Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes si provë materiale është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë”, thanë nga policia.

Ai tha se të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku rasti është iniciuar dhe po hetohet si vepër penale mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armës dhe përdorim i armës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat