Vdekje e dyshimtë në QKUK

Kronikë e zezë

Vdekje e dyshimtë në QKUK

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 08:51
Ilustrim. Ndërtesa e Klinikës Emergjente në QKUK.

Një femër ka ndërruar jetë mbrëmë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 22:15, ka ndërruar jetë një femër në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Sipas njoftimit të policisë, e ndjera ishte dërguar në gjendje të rëndë në QKUK më 22 nëntor.

“Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa në konsultim me prokurorin trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës nuk ka dhënë asnjë detaj shtesë, përderisa këtë rast është duke e trajtuar si vdekje të dyshimtë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat