Një rast i dhunës seksuale dhe dhunës në familje është raportuar në Gjakovë.
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arritur që të arrestojë një person në qytetin e Gjakovës, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë seksuale dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Sipas njoftimit, ka qenë vetë viktima ajo që e ka raportuar rastin në polici.
Në lidhje me këtë rast është arrestuar i dyshuari dhe me urdhër të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.