Arrestimi i tre personave në Prishtinë u bë për vrasjen e këtij personit

Kronikë e zezë

Arrestimi i tre personave në Prishtinë u bë për vrasjen e këtij personit

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 11:54
Jasmin Beroviqi

( E plotësuar) - Tre marokenët të arrestuar sot në Prishtinë, dyshohet se janë të përfshirë në vrasjen e ndodhur, më 17 nëntor, në Otes afër Sarajevës.

Jasmin Beroviqi (36) humbi jetën pasi ishte therur me thikë nga emigrantët ndërsa dy të tjerë u plagosën dhe po vazhdojnë të mjekohen në Qendrën Klinike Universitare, në Sarajevë.

Autoritetet boshnjake nisen hetimet intensive për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Pas dy ditëve në pranga përfundoi migranti maroken, Hacham Aglaras, por ai më pas u lirua, sepse policia nuk kishte prova se ai e kishte kryer krimin.

Kërkimi i të dyshuarve u zgjerua edhe përtej kufijve dhe sot pas hetimeve të EUROFAST-it, Njësia speciale intervenuese e Policisë së Kosovës, vendosi në pranga tre marokenë në Prishtinë, të cilët ndodhen ende në stacion të policisë, duke u intervistuar.

Policia e Kosovës ende nuk është deklaruar për këtë operacion të EUROFAST-it, ata janë të dyshuarit për këtë krim, i cili kishte terrorizuar banorët e Sarajevës, javën e kaluar.

EUROFAST arreston tre perona në Prishtinë, dyshohet se para një jave i prenë kokën një personi

Tre shtetas të huaj janë arrestuar sot afër UBT-së në Prishtinë.

Shtetasit marokenë u kapen nga njësiti EUROFAST pas disa hetimeve intensive në lidhje me një vrasje të ndodhur rreth një javë më parë në Bosnjë.

Arrestimi i tre marokenëve është bërë pasi që ata dyshohen se një javë më parë, ia kishin prerë kokën një personi në Bosnjë.

Ata ndodhen në stacion të policisë dhe janë duke u intervistuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat