Vdes në QKUK 13-vjeçarja nga Podujeva që u godit nga vetura para 2 javësh

Kronikë e zezë

Vdes në QKUK 13-vjeçarja nga Podujeva që u godit nga vetura para 2 javësh

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 11:44
Foto Ilustrim

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka vdekur një 13-vjeçare e cila ishte duke u trajtuar pas një aksidenti trafiku që ka ndodhur para 20 ditësh.

Aksidenti ka ndodhur më 9 nëntor, në rrugën nacionale në fshatin Lluzhan të Podujevës, ndërkaq viktima po trajtohej në QKUK për shkak të lëndimeve që kishte marrë nga goditja e veturës.

Policia e Kosovës ka njoftuar se viktima ka vdekur mëngjesin e së shtunës, ndërkaq trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Rr. Nacionale, fsh. Lluzhan, Podujevë  09.11.2020-09:40- Viktima femër kosovare-fëmijë (2007)  e cila ishte duke u trajtuar në QKUK për shkak të lëndimeve që kishte pësuar (si këmbësore) me datën e cekur, ka ndërruar jetë me datë 28.11.2020 rreth orës 06:20. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat