Rrahje në mes dy personave në Pejë

Kronikë e zezë

Rrahje në mes dy personave në Pejë

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 15:21
Foto ilustrim

Mesditën e së dieles një pejan ka sulmuar një tjetër e ku viktima ka kërkuar trajtim mjekësor, derisa i dyshuari është arresatuar nga policia e ndaluar me urdhër të prokurorit.

Policia njofton se në Pejë me 29.11.2020  rreth orës 11:35, është arrestuar i dyshuari mashkull pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor.  Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për veprën lëndim i lehtë trupor.

Edhe nga Prokuroria Themelore në Pejë, tregojnë se kanë ndaluar një  person të dyshuar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”. Me aktvendim të prokurorit të shtetit i dyshuari është dërguar në ndalim 48 orësh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat