​Një muaj paraburgim për vrasje në tentativë

Kronikë e zezë

​Një muaj paraburgim për vrasje në tentativë

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 16:49
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës një muaj paraburgim ndaj të pandehurit A.K, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale vrasje në tentativë.

I pandehuri A.K. më datë 26.11.2020, me dashje ka tentuar ta privojë nga jeta të dëmtuarin U.L., në atë mënyrë që për shkak të një problemi të mëparshëm që kanë pasur në mes vete, ka nxjerrë nga xhepi një brisk dhe ka filluar ta godasë të dëmtuarin, me ç’rast ka filluar përleshja fizike në mes tyre dhe si pasojë e dëmtimeve të rënda trupore të dëmtuarit dërgohen me të shpejtë për kurim në QKUK.

Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat