Prishtinasit s’adaptohen me rrugën njëkahore në Dardani, policia po shqipton gjoba

Kronikë e zezë

Prishtinasit s’adaptohen me rrugën njëkahore në Dardani, policia po shqipton gjoba

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 09:33
Foto ilustrim

Që nga data 25 nëntor disa rrugë në komunën e Prishtinës janë kthyer në rrugë njëkahore.

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se për shkak të punimeve për vendosjen e sinjalizimit vertikal te rrethi përballë Stacionit të Autobusëve deri në përfundim të punimeve, rruga “Ilaz Kodra” nga kryqëzimi me rrugët “Salih Çeku”, “Idriz Gjilani” e deri te kryqëzimi me rrugën “Liburnia” do të kthehet në rrugë njëkahore për qarkullim.

Por edhe pas një jave banorët e lagjes “Dardania” nuk janë adaptuar me këtë pasi po ka vetura në lëvizje në të dyja anët.

Për këtë, patrulla policore janë parë në hyrje dhe dalje të kësaj lagjeje, të cilët ndalonin dhe gjobitnin veturat që bënin këtë gabim.

Vlen të thkesohet se në hyrje-dalje të lagjes janë vendosur shenjat që tregojnë se është rrugë njëkahore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat