Deponohen para të falsifikuara në një bankë në Prishtinë

Kronikë e zezë

Deponohen para të falsifikuara në një bankë në Prishtinë

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 08:47
Foto ilustrim

Janë deponuar 125 euro të falsifikuara në një bankë në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në një bankë në Prishtinë, janë deponuar 125 euro të falsifikuara.

Sipas njoftimit, ka qenë punëtorja e bankës ajo e cila e ka lajmëruar rastin dhe ka deklaruar se gjatë verifikimit të parave të deponuara, ka hasur në katër kartëmonedha që dyshohet të jenë të falsifikuara.

“Monedhat e dyshuara, 2×50, 1×20 dhe 1×5 euro janë konfiskuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Rasti ka ndodhur në hënën përderisa nuk raportohet për të arrestuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat