Arrestohet një 26 vjeçar në Prishtinë, i konfiskohet një armë

Kronikë e zezë

Arrestohet një 26 vjeçar në Prishtinë, i konfiskohet një armë

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 23:20
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një 26 vjeçar në Prishtinë si të dyshuar për “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”. Atij i është konfiskuar një armë zjarri me të cilën ai raportohet të ketë shtënë në drejtim të një makine në rrugëën “Mihail Grameno’ në kryeqytet.

“Me datën 10 dhjetor 2020, në ora 00:05, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Mihail Grameno”, në Prishtinë, ku nuk ka pasur persona të lënduar, është raportuar vetëm për dëmtim prone (automjet)”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Njësitet policore menjëherë kanë ndërmarrë një varg veprimesh operative të cilat kanë rezultuar me identifikimin e personit të dyshuar dhe të njëjtit i është dërguar ftesë për paraqitje në polici. Personi i dyshuar, sot i është përgjigjur ftesës së policisë dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit i është shqiptuar masa e ndalimit,  si dhe i është sekuestruar një armë e tipit Zoraki, që dyshohet të jetë përdorur në rast”.

“Personi i dyshuar Rr. M (mashkull) 26 vjeç, i cili dyshohet për veprat, Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, Mbajtja në pronësi , kontroll apo posedim të pa autorizuar të armës dhe Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë, është dërguar në qendër të mbajtjes, ndërkohë që për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti janë duke punuar njësitet përkatëse në koordinim me prokurorin e shtetit”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat