Gjendet i vdekur një person në Mitrovicë

Kronikë e zezë

Gjendet i vdekur një person në Mitrovicë

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 09:48
Foto ilustrim

Një person është gjetur pa shenja jete në Mitrovicë.

Rasti ka ndodhur mesditën e së shtunës në Mitrovicën e Jugut, ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

“Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull shtetas i huaj. Ne vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, bën të ditur njoftimi.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, bën të ditur policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat