Digjet një shtëpi në Vushtrri, lëndohen tre fëmijë

Kronikë e zezë

Digjet një shtëpi në Vushtrri, lëndohen tre fëmijë

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 10:02
Foto Ilustrim

Në komunën e Vushtrrisë për shkaqe ende të panjohura një zjarr kishte përfshirë shtëpinë një katëshe pronë e viktimës mashkull .

Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë tjera relevante si: Zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin, eksperti i zjarreve, njësiti emergjent për mbrojte dhe shpëtim Vushtrri si dhe autoambulanca, pasi tre fëmijë dy meshkuj dhe një femër kosovare kanë pas nevojë për tretman mjekësor, të cilët kishin qenë në shtëpi kur kishte ndodh rasti.

Dy prej fëmijëve pas tretmanit mjekësor janë liruar kurse i treti mbetet për tretman të mëtejmë në spital në pjesën veriore në Mitrovicë, por sipas informatave nga mjeku bëhet fjalë për lëndime të lehta trupore.

Në një dhomë të shtëpisë është gjete dhe tërheqë një kasetë metali në të cilën kishte qenë një armë dhe disa fishek të cilat ishin djegë nga zjarri dhe nuk dihet lloji i armës.

Lidhur me rastin janë njoftuar autoritetet kompetente, rasti vazhdon të hetohet nga njësitë përkatëse. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat