Arrestohet i riu në Gjilan, i përshirë në një numër të madh të vjedhjeve

Kronikë e zezë

Arrestohet i riu në Gjilan, i përshirë në një numër të madh të vjedhjeve

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 15:42
Foto ilustrim

Policia e Kosovës, njësitet e hetimeve të stacionit policor në Gjilan kanë arrestuar të dyshuarin shtetas i Kosovës  i lindur në vitin 1997.

Ai dyshohet se më 2 dhjetor 2020, në Gjilan duke shfrytëzuar mos prezencën e punëtorëve në një  sektor të një marketi (parfumerisë) dyshohet të ketë vjedhur gjësende të ndryshme dhe më pas ka ikur nga marketi.

“I dyshuari i lartshënuar ka dy urdhër arreste në Gjykatën Themelore në Gjilan për dy rastet të vjedhjeve që dyshohet t’i ketë kryer më herët. I dyshuari është intervistuar në bazë të procedurave ligjore. Janë gjetur prova të qëndrueshme se i njëjti është i dyshuar si i përfshirë në një numër të madh  të rasteve të veprave penale të ‘vjedhjeve’ dhe ‘vjedhjeve të rënda’”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu u theksua se me vendim të lëshuar nga prokurori i shtetit për krime të përgjithshme në Gjilan, të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit për 48 orë.

‘Rasti procedohet në PTH”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat