Konflikt në komunikacion, lëndohen rëndë dy persona në Kaçanik pas sulmit me thikë

Kronikë e zezë

Konflikt në komunikacion, lëndohen rëndë dy persona në Kaçanik pas sulmit me thikë

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 07:58
Foto ilustrim

Dje rreth orës 21:00 në Lagjen e Re në Kaçanik dy meshkuj janë sulmuar me thikë nga tre persona të dyshuar.

Media mëson se konflikti mes tyre në komunikacion ka bërë që situata të shkojë deri në këtë sulm.

Viktimat si pasojë e këtij sulmi me thikë kanë marrë lëndime të rënda trupore teksa të njëjtit menjëherë janë dërguar në spitalin rajonal për tretman mjekësor.

Mirëpo njëri nga të lënduarit është transferuar në QKUK në Prishtinë ku sipas mjekut kujdestar gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.

Burimet e medias brenda Policisë thonë se të dyshuarit janë në arrati ndërsa rasti “vrasje në tentativë” është duke u hetuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat