Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje të tri veturave

Kronikë e zezë

Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje të tri veturave

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 10:56
Foto ilustrim

Policia e Pejës njofton se ka arrestuar një person të dyshuar për vjedhje të tri veturave.

Me datë 18. 12. 2020 rreth orës 16.30 në Stacionin Policor në Pejë është paraqitur një rast vjedhje e veturës. Vetura e vjedhur e tipit Shkoda – Fabia ishte e parkuar në Rr. Mbreteresha Teutë në Pejë dhe në pronësi të një biznesi.

Me datë 19. 12. 2020 ne orët e hershme te mëngjesit rreth orës 06:30 e njëjta veture është ndaluar nga patrulla policore e Stacionit Policor Malishevë dhe pas verifikimeve te nevojshme ka rezultuar si veture e vjedhur një natë me herët në Pejë.

V.L. i lindur me 02.07.1986 i dyshuari për vjedhjen e veturës është arrestuar dhe me urdhër te Prokurorit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve, ndërsa vetura i është kthyer pronarit.

Ky person ka qenë i dyshimt edhe për 2 vjedhje të tjera të veturave me datën 09.12.2020 me ç’rast kishte vjedhur një veture në Pejë, VW-CADY e cila ishte hasur nga Policia ne Fushë Kosovë dhe në të njejtën forme i ishte kthyer pronarit e po ashtu edhe me 15.12.2020 ne Kline ku vetura e vjedhur ishte hasur nga patrullat Policore te Gjakovës dhe i është kthyer pronarit legjitim.

Rasti është proceduar me kallëzim penal ne Prokurorinë Themelore në Pejë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat