Gjakovë: Policia arreston dy të dyshuar për kryerjen e 25 vjedhjeve

Kronikë e zezë

Gjakovë: Policia arreston dy të dyshuar për kryerjen e 25 vjedhjeve

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 15:22
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Gjakovë janë arrestuar dy persona të cilët dyshohet se janë të përfshirë në 25 vepra penale të vjedhjeve.

Personat e dyshuar që janë arrestuar janë M.I. i lindur në vitin 2003 dhe I.B., i lindur në vitin 1999, të cilët janë të dyshuar për 25 vepra penale të kategorisë “Vjedhje e Rëndë”.

Njoftimi i Policisë së Kosovës:

Arrestohen dy persona të dyshuar për përfshirje në 25 vepra penale të vjedhjeve

Gjakovë, 23 dhjetor 2020

Drejtoria Rajonale Gjakovë, përmes hetuesve të stacionit policor në Gjakovë, kanë realizuar një plan taktik të bazuar në informacionet dhe hetimet intensive, i cili ka rezultuar me zbulimin dhe arrestimin e dy personave të dyshuar të përfshirë në veprimtari kriminale.

Hetuesit policorë duke përdorur metoda të avancuara të hetimit dhe zbulimit, kanë arritur t’i identifikojnë dy personat e dyshuar edhe pse të njëjtit kanë përdorur forma të ndryshme të mbulimit, hetime këto të cilat po vazhdojnë edhe në zbulimin dhe arrestimin e personave të tjerë, që dyshohet se janë përfshirë në këto raste dhe raste tjera të mundshme.

Personat e dyshuar (M. I. viti i lindjes 2003) dhe (I. B. viti i lindjes 1999), janë arrestuar mbi dyshimin e bazuar për përfshirje në njëzetë e pesë (25) vepra penale të kategorisë“ Vjedhje e Rëndë”, të kryera në lokacione të ndryshme.

Të dyshuarit gjatë intervistimit në prani të avokatëve mbrojtës, kanë pranuar se në bashkëveprim me persona të tjerë kanë kryer vjedhjet për përfitime materiale, cak i të cilave kanë qenë lokale, bare, restorante e lokacione të tjera.

Në cilësi të provave materiale janë konfiskuar mjetet të ndryshme, përderisa personat e dyshuar me vendim të prokurorit kompetent janë dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat