Policia i sekuestron 29 vjeçarit një armë zjarri me municion

Kronikë e zezë

Policia i sekuestron 29 vjeçarit një armë zjarri me municion

Më: 8 janar 2021 Në ora: 13:25
Policia i sekuestron 29 vjeçarit një armë zjarri me municion

Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë,  po ndërmerr të gjitha masat e nevojshme policore për të siguruar rendin dhe qetësinë publike në rajonin e Prishtinës.

Në kuadër të veprimeve operative që po kryen me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale, dje rreth orës 20:30, në dalje të Prishtinës, policia ka ndaluar veturën Golf me targë Kosove.

Këtë e ka bërë të ditur për IndeksOnline zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai ka treguat se policia ka ushtruar një kontroll të detajuar ndaj personave që ishin në veturë dhe ka arritur të sekuestrojnë një revole e disa fishekë.

“Marrë parasysh vendin si dhe rrethanat në të cilat ishte ndaluar vetura, policia kishte ushtruar një kontroll të detajuar ndaj personave dhe veturës me ç’ rast ka arritur që të gjej dhe të sekuestroj: Një revole të tipit COLT, Shtatë copë fishek, kalibër 45 mm, si dhe një këllëf revoleje”, tha Borovci.

Ndërsa ka bërë të ditur se i dyshuari është K. D, mashkull 29 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili  është shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës, dhe në konsultim me prokurorin e shtetit i njëjti është proceduar më tej.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat