Mashkulli nga Suhareka tenton vetëvrasjen me barna

Kronikë e zezë

Mashkulli nga Suhareka tenton vetëvrasjen me barna

Më: 11 janar 2021 Në ora: 08:13
Foto ilustrim

Një mashkull ka tentuar të bëjë vetëvrasje duke konsumuar sasi të tepruar të medikamenteve.

Burime brenda Policisë tregojnë se rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 10:00 në fshatin Semetisht të Suharekës.

Pas konsumimit të medikamenteve, viktima është dërguar në QKMF Suharekë për tretman mjekësor.

Më pas ai është transferuar në spitalin rajonal të Prizrenit për tretman mjekësor në repartin e psikiatrisë.

Mjekët kujdestarë thonë se gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat