​Arrestohet në Dibër i dënuari me 5 vjet në Itali

Kronikë e zezë

​Arrestohet në Dibër i dënuari me 5 vjet në Itali

Më: 14 janar 2021 Në ora: 13:27
Foto ilustrim

Policia Kufitare e Bllatës në Dibër ka arrestuar një person, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.

Kështu kanë njoftuar policia në Shqipëri.

“Kapet dhe ndalohet një 41-vjeçar, me qëllim ekstradimi drejt shtetit Italian. Me datë 13.01.2021 nga Policia Kufitare Bllatë, në bashkëpunim me strukturat e Hetimit të Krimit në DVP Dibër, në P.K.K. Bllatë është bërë kapja dhe më pas edhe arrestimi i përkohshëm me qëllim ekstradimin i shtetasit: K. K., 41 vjeç, banues në Bulqizë. Arrestimi i përkohshëm u krye pasi INTERPOL Roma / Itali, më datë 07.01.2021 ka shpallur në kërkim ndërkombëtar shtetasin shqiptar K. K., alias G. H., pasi Gjykata e Torinos / Itali, e ka dënuar këtë shtetas me 5 vjet, 5 muaj e 27 ditë burg për kryerjen e veprave penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” , “Vjedhje” dhe “Kundërshtim i punonjësve në detyre shtetërore” (u është larguar me forcë Karabinierëve ne Torino), parashikuar nga nenet 624, 625 dhe 337 të Kodit Penal Italian, si dhe neni 73 i Ligjit nr.309/1990 “Për drogat”.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë në Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat