Dy raste të dhunës në familje gjatë ditës së djeshme

Kronikë e zezë

Dy raste të dhunës në familje gjatë ditës së djeshme

Më: 17 janar 2021 Në ora: 09:38
Foto ilustrim

Gjatë ditës së djeshme janë regjistruar dy raste të dhunës në familje.

Sipas burimeve brenda Policisë, dje rreth orës 15:00 në rrugën “Hamdi Berisha” në Gjilan është arrestuar një person pasi që kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka marrë tretman mjekësor kurse i dyshuari është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.

Po ashtu, një person në rrugën “Caraleva” në Prishtinë, dje është shoqëruar në stacionin policor pasi që kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së saj, por që ajo nuk ka pësuar lëndime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat