Një grua ka njoftuar Policinë se një burrë ka kanosur vajzën e saj të mitur.
Rasti ka ndodhur mesditën e së shtunës në Zveçan, ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.
“Dëshmitarja femër kosovare ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar në prezencë të saj ka kanosur vajzën e saj të mitur”, njofton Policia.
Rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
“ Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thekson Policia.