Përleshen 5 të mitur në Prizren, vritet njëri

Kronikë e zezë

Përleshen 5 të mitur në Prizren, vritet njëri

Më: 18 janar 2021 Në ora: 12:31
Foto nga vendi i ngjarjes

E plotësuar (13:16) - Pas vdekjes së 15 vjeçarit në Prizren, organizohet protestë, ndërpritet mësimi për 2 orë

Një lajm i rëndë ka tronditur Prizrenin mëngjesin e sotëm. Një 15 vjeçar është privuar nga jeta, pas një përleshje mes 5 personave të gjithë të mitur.

Ndërsa për këtë rast nesër banorët e lagjes “Bajram Curri” së bashku me shkollat që janë përreth rrugës “Ylber Fanaj”, kanë vendosur që të mbajnë protestë në mëngjesin e nesërm duke bojkotuar për 2 orë mësimin.

Kjo do të bëhet për shkak se siç kanë thënë banorët të neglizhencës së insitucioneve.

Njoftimi i plotë:

 Pas rastit tragjik qe ka ndodhur ne afërsi te shkollave,ku një i moshës 15 vjeqar ka humbur jetën,në bashkpunim me drejtorët e shkollave,Nesër me datë 19.01.2021 do behet nje protest lidhur me neglizhencen e instucioneve siq eshte Policia,protesta do fillon nga orët e para te mengjesit duke vazhduar me 2 orë bojkot të mesimit,fillimisht ju ftojmë te gjithë prindëve qe neser te dilni në mengjes ne orët e para duke filluar qysh nga ora 08:00 sepse raste te tilla nuk duhet perseritur!

Familjarëve te ndjerit ju shprehim ngushllime më te sinqerta zoti ju ndihmoftë dhe ju lehtsoft kete dhimbje!

Me respekt Stafi Faqes ne bashkpunim me Drejtorët e Shkollave të Lagjes!

***

I riu që u vra në Prizren është 15-vjeçar

Një i ri ka mbetur i vdekur si pasojë e një përleshjeje që ka ndodhur mëngjesin e sotëm ndërmjet pesë personave në Prizren.

Një përleshje fizike ka çuar deri te përdorimi i armëve të ftohta, ku si pasojë, një i ri ka mbetur i vdekur.

Nga Policia e Prizrenit kanë thënë se viktima L.B. është 15-vjeçar, ndërkaq edhe i dyshuari është i po të njëjtës moshë.

Në stacionin policor në Prizren janë duke u intervistuar i dyshuari dhe dëshmitarët që kanë qenë në vendngjarje në momentin kritik.

***

Zyra për Informim e Policisë në Prizren ka bërë të ditur se sot rreth orës 10:10, ne rrugën “Ylber Fanaj” në Prizren, pas një përleshje ndërmjet pese personave te mitur, njëri nga të miturit i dyshimtë e ka goditur viktimën L.B me mjet të prehtë përkatësisht thikë duke i shkaktuar lëndime serioze që për pasojë viktima ka ndërruar jetë.

Në vendin e ngjarjes ka dalur mjeku kujdestar i emergjencës i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Policia dhe prokurori i shtetit se bashku me forenzikën kanë dalur në vendin e ngjarjes të cilët kanë kryer edhe ekzaminimin e vendit të krimit. Viktima me urdhër të prokurorit dërgohet për obduksion në IML Prishtinë. Rasti është duke u hetuar nga njësia hetimeve rajonale në Prizren.

Policia do të dal me detaje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat