Aksion policor në Prizren, arrestohet i kërkuari nga Shqipëria

Kronikë e zezë

Aksion policor në Prizren, arrestohet i kërkuari nga Shqipëria

Më: 20 janar 2021 Në ora: 10:30
Foto ilustrim

Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion policor në rajonin e Prizrenit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë për KosovaPress se ky operacion policor ka të bëjë me luftën ndaj veprimtarive të ndryshime kriminale.

Në këtë operacion është arritur që të arrestohet një person i cili ka qenë në kërkim me urdhër arrest nga Shqipëria.

“Mund të konfirmojmë se sot 20.01.2021, Policia e Kosovës me njësitet e saj relevante, është duke realizuar një operacion policor në rajonin e Prizrenit. Ky operacion policor ka të bëjë me luftën ndaj veprimtarive të ndryshme kriminale”, tha Kelani.

Ai ka treguar se i arrestuari ka qenë në kërkim për veprën penale “rrëmbim dhe armëmbajtje pa leje”.

“Si rezultat i operacionit policor, një person i dyshuar i cili ka qenë në kërkim me urdhër arrest nga Shqipëria për vepra penale ‘rrëmbim dhe armëmbajtje pa leje’ është arrestuar”, tregoi Kelani.

Operacioni policor është duke vazhduar ende. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat