​Shtetasi nga Maqedonia Veriore dënohet me një muaj paraburgim për kanosje

Kronikë e zezë

​Shtetasi nga Maqedonia Veriore dënohet me një muaj paraburgim për kanosje

Më: 21 janar 2021 Në ora: 20:04
Foto Ilustrim

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës një muaj paraburgim kundër R.N., shtetas i Maqedonisë se Veriut, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale kanosja.

Gjyqtari i procedurës paraprake i Divizionit Penal Shabi Idrizi, ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri ka kryer veprën penale.

Prandaj bazuar në dispozitat e KPPRK-së, vlerëson se janë përmbushur kushtet për caktimin e paraburgimit, duke marrë parasysh peshën e veprës penale, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes së saj, dhe se po të gjendej në liri i pandehuri mund të asgjësojë, fsheh, ndryshoj ose falsifikoj provat e veprës penale apo të ndikojë në dëshmitë e të dëmtuarve dhe të dëshmitarëve tjerë, ndërsa meqë i dyshuari është shtetas i Maqedonisë së Veriut, ekziston edhe mundësia e arratisjes apo ikjes dhe në këtë mënyrë do të pamundësohej rrjedha normale e procedurës penale.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat