Burri shantazhohet nga ish gruaja në Podujevë

Kronikë e zezë

Burri shantazhohet nga ish gruaja në Podujevë

Më: 22 janar 2021 Në ora: 10:13
Foto Ilustrim

Një person ka raportuar se nga ish bashkëshortja e tij tash e një kohë në mënyrë sistematike ka shantazhe, kërcënime dhe shqetësime.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 19:00, në Podujevë.

Siç thuhet në raport, e dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

“Ankuesi mashkull ka raportuar se nga ish bashkëshortja e saj e dyshuara femër, tash një kohë në mënyrë sistematike ka shantazhe, kërcënuar dhe shqetësuar. E dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat