Rrahet mjeku në QKMF-në e Mitrovicës, akuzohet për sulm seksual ndaj një të riu

Kronikë e zezë

Rrahet mjeku në QKMF-në e Mitrovicës, akuzohet për sulm seksual ndaj një të riu

Më: 23 janar 2021 Në ora: 20:54
Foto ilustrim

Një i ri mitrovicas pretendon se është sulmuar seksualisht nga Mjeku Specialist në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë komunë.

Ai thotë të jetë ngacmuar të premten, derisa kjo u bë edhe motiv që doktori të sulmohet fizikisht nga familjarët e tij.

Mjeku tha se e gjithë kjo është inskenim dhe nuk ka ndodhur diçka e tillë.

Ndërkaq i riu, përmes shokut të tij, fillimisht i konfirmoi rastin derisa më pas tha që e gjitha ka qenë një gënjeshtër.

Në polici kanë nisur hetimet për rastet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat