U prezantua si person zyrtar, Policia e kap në flagrancë të dyshuarin në Prishtinë

Kronikë e zezë

U prezantua si person zyrtar, Policia e kap në flagrancë të dyshuarin në Prishtinë

Më: 24 janar 2021 Në ora: 09:45
Foto Ilustrim

Policia ka ndaluar një veturë në të cilën gjatë kontrollit ka gjetur një certifikatë dhe mjet identifikimi me të cilat një i dyshuar ishte prezantuar si person zyrtar.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Ali Vitia” në Prishtinë, mbrëmjen e së shtunës.

“Pas pranimit të informatës është ndaluar një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit të veturës është gjetur dhe konfiskuar një çertifikatë dhe një ID me të cilën i dyshuari më herët ishte prezantuar si person zyrtar”, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

“I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet”, njofton Policia.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat