I hyri në banesë në gjysmë të ditës dhe e sulmoi me thikë, Policia jep detaje për rastin në Ferizaj

Kronikë e zezë

I hyri në banesë në gjysmë të ditës dhe e sulmoi me thikë, Policia jep detaje për rastin në Ferizaj

Më: 24 janar 2021 Në ora: 10:55
Foto Ilustrim

Policia në Ferizaj ka arrestuar një person i cili ka hyrë në banesën e një tjetri dhe e ka sulmuar me thikë.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Ilir Konushevci” në Ferizaj, ka bërë të ditur Policia në raportin 24 orësh.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte hyrë në banesën e viktimës mashkull kosovar dhe kishte tentuar që ta godas me një mjet të mprehtë (thikë).  Viktima kishte pësuar lëndime në dorë pasi ishte ballafaquar me të dyshuarin. Viktima dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor”, ka bërë të ditur Policia.

Në lidhje me rastin i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Në lidhje me rastin është kontaktuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit i dyshuari dërgohet në mbajtje”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat