Dhunë familjare në Skenderaj, rrahu bashkëshorten

Kronikë e zezë

Dhunë familjare në Skenderaj, rrahu bashkëshorten

Më: 24 janar 2021 Në ora: 12:51
Ilustrim

Edhe një rast i dhunës në familje është regjistruar në qytetin e Skenderajt.

Mësohet se një femër kosovare në Skenderaj ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor dhe sipas raportit mjekësor bëhet fjalë për lëndime të lehta trupore.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili udhëzon që pas intervistimit i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat