Sulmohen dy zyrtarë policorë në Prishtinë, arrestohen dy persona

Kronikë e zezë

Sulmohen dy zyrtarë policorë në Prishtinë, arrestohen dy persona

Më: 26 janar 2021 Në ora: 09:07
Foto ilustrim

Dy persona janë arrestuar pasi kanë sulmuar fizikisht zyrtarët policorë.

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 21:15 në rrugën “Fehmi Agani”, në Prishtinë.

Siç thuhet në raport, dy zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjti kanë sulmuar fizikisht zyrtarët policorë. Dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat